Hapja e Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Prishtinë, protestat masive të studentëve në Serbi dhe zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Java nëpërmjet fotografive

1
Një vizitore në Muzeu i Fëmijëve të Luftës me fotografi, lodra, e gjësende fëmijësh - i pari i tillë në Kosovë - që u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS).

2
Një makinë druri e ekspozuar në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.

3
Demonstruesit ndezën dritat e telefonave celularë gjatë proteste duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, më 1 nëntor 2024 të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad, Beograd më 24 janar.

4
Njerëzit duke pastruar rrënojat brenda katedrales së Shën Andreas, e cila u dëmtua nga një sulm rus në Zaporizhja, Ukrainë.