Një shpërthim që dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë për disa qytete në Kosovë, shënimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e protestat në Gjeorgji, janë vetëm tri nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

17
Një klerik ushtarak ukrainas duke lexuar një lutje para ushtarakëve në Herson në përvjetorin e dytë të çlirimit të qytetit nga pushtimi rus.

18
Burrat afganë duke përgatitur bukë në një furrë buke në Kabul.

19
Një ndërtesë banimi shumëkatëshe e shkatërruar nga lufta në Avdijivka.

20
Një grua largohet me qenin e saj nga ndërtesat e banimit që u goditën nga sulmet ruse me raketa në Harkiv.