Një shpërthim që dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë për disa qytete në Kosovë, shënimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e protestat në Gjeorgji, janë vetëm tri nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

9
Një mbështetës i partisë Tehrik-e Insaf të Pakistanit reagon me duar pasi policia hodhi gaz lotsjellës për ta shpërndarë një turmë që po protestonte në Islamabad, duke kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan.

10
Njerëzit duke ecur mes pemëve të mbuluara me borë në një mëngjes të ftohtë në një park në Kiev, Ukrainë.

11
Burrat afganë duke ecur me bagëtinë e tyre përgjatë një rruge në periferi të distriktit Fayzabad në provincën Badakhshan.

12
Një demonstrues në Tbilisi ulet afër kordonit të policisë në kryeqytetin gjeorgjian teksa po protestonte kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të tetorit.