Lojërat Olimpike Parisi 2024, zjarret që kapluan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kampi veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptas në Prishtinë, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, duke iu shtuar 448 pjesëtarë të rinj në 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

2
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, duke iu gëzuar triumfit që i solli medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, më 30 korrik.

3
Dy fëmijë duke luajtur me balona. Rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Organizata “The Ideas Partnership (TIP)” thotë se kampi synon t’u sjellë argëtim dhe mundësi integrimi këtyre fëmijëve “të cilëve u mohohet një fëmijëri e lumtur” për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike dhe diskriminimit në shoqëri.

4
Zjarrfikësit duke lokalizuar flakët në zonën turistike të Shëngjinit në Shqipëri.
Vatra zjarri janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë.
Vatra zjarri janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë.