Java nëpërmjet fotografive
Homazhe për kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Rusi në rrethana të paqarta dhe përvjetori i dytë pushtimit rus në Ukrainë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë e javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Oficerët e policisë shikojnë një grua teksa vendos lule për të nderuar liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny, në një monument në Shën Petersburg. Rusët në të gjithë vendin vendosën lule në vende të krijuara aty për aty dhe ndezën qirinj për të nderuar Navalnyn, kritikun më të ashpër të Kremlinit. Navalny, 47 vjeç, vdiq në burg më 16 shkurt në rrethana ende të paqarta. Qindra qytetarë janë arrestuar teksa nderonin trashëgiminë e Navalnyt.

18
Një vajzë afgane mban një dordolec përgjatë një trotuari në Kabul.

19
Gratë duke bërë blerje në një treg të mbuluar në qytetin iranian Qom.

20
Njerëzit mblidhen në mbështetje të Ukrainës në Pragë në përvjetorin e dytë të pushtimit të plotë nga Rusia më 24 shkurt.