Mbajtja e zgjedhjeve në Pakistan, shënimi i 30-vjetorit të masakrës së Markales në Bosnje dhe sulmet ruse me raketa mbi infrastrukturën civile në Kiev, Ukrainë, janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi në këtë përmbledhje.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Java nëpërmjet fotografive

9
Banorët e një ndërtese apartamentesh 18-katëshe të dëmtuar rëndë mblidhen jashtë pas sulmeve ruse me raketa në Kiev dhe rajone të tjera më 7 shkurt.

10
Atletja ukrainase, Sofia Lyskun, garon në Kampionatin Botëror të Ujit në Doha, Katar.

11
Një polic i armatosur pakistanez duke bërë roje gjatë një aktiviteti të fushatës zgjedhore në qytetin port jugor të Karaçit.

12
Një ushtar ukrainas duke tymosur duhan nën rrjetat e kamuflazhit pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.