Fotografitë e javës
Shënimi i 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në Kosovë, noti i besimtarëve ortodoksë në ujëra të ftohta gjatë shënimit të Epifanisë dhe sulmet e Rusisë në infrastrukturën civile të Ukrainës janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Një oficer policie mban një djalë të vogël gjatë evakuimit të banorëve pasi një sulm rus me raketa goditi një ndërtes banimi në Harkiv, më 17 janar 2024.

18
Një prift ortodoks zhytet në ujërat e akullta të një liqeni gjatë kremtimit të festës së Epifanisë në fshatin Orlino, rajoni i Leningradit, Rusi.

19
Një shitës afgan çaji duke pritur klientë përgjatë liqenit Qargha në periferi të Kabulit.