Fotografitë e javës
Shënimi i 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në Kosovë, noti i besimtarëve ortodoksë në ujëra të ftohta gjatë shënimit të Epifanisë dhe sulmet e Rusisë në infrastrukturën civile të Ukrainës janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Lule e lodra në një stacion autobusi për të nderuar viktimat nga një sulm rus me raketa, në një ndërtesë banimi në Dnipro, në jug të Ukrainës.

10
Mbështetësit e partisë së ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, Tehreek-e-Insaf, marrin pjesë në një tubim para zgjedhjeve të përgjithshme në Karaçi, Pakistan.

11
Gratë afgane presin të marrin pako me ndihma që përmbajnë ushqim, veshje dhe pajisje higjienike, të shpërndara nga një fondacion lokal bamirësie në Herat.

12
Një djalë ulet në lëvoret e qepëve në një treg perimesh në Lahore, Pakistan.