Vaksinimi i fëmijëve kundër polios në Pakistan, "Prishtina Rozë" në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 14 persona, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

5
Mjegulla e vjeshtës në një varrezë në Piliny, Hungari, në prag të Ditës së Gjithë Shenjtorëve.

6
Mundësit duke luftuar me njëri-tjetrin gjatë ngjarjes tradicionale të mundjes, Sindhi Malakhra në Karaçi, Pakistan. Gjatë një dyluftimi Malakhra, të dy mundësit lidhin leckë të përdredhur rreth belit të kundërshtarëve të tyre. Ata më pas kapin leckën e belit të kundërshtarit dhe përpiqen ta hedhin atë në tokë.

7
Kometa C/2023 A3-Tsuchinshan-ATLAS, meteorët dhe gjurmët satelitore në qiellin e natës mbi kompleksin përkujtimor të Betejës së Didgorit në Gjeorgji.

8
Pjesëmarrësit duke lundruar nëpër lumë gjatë një organizimi për Halloween në Rackevei-Duna, në Szigetszentmiklos, Hungari.