Fotografitë e javës
Protesta në Prishtinë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, dëme të mëdha të shkaktuara në rajone ukrainase nga sulmet ruse, vaksinimi i fëmijëve në Pakistan kundër poliomielitit. Këto janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që po lëmë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë.

1
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë protestuan më 29 maj, duke bllokuar hyrjet e Prishtinës. Ata po kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, vendim që hyri në fuqi më 1 qershor.

2
Disa persona shikojnë dhe fotografojnë perëndimin e diellit prapa ndërtesës së Kremlinit në Parkun Zariadie në Moskë.

3
Punëtorët ukrainas të emergjencës shuajnë zjarrin në një depo, pas një sulmi me dronë të kryer nga Rusia në Harkiv.

4
Një punonjës shëndetësor administron vaksinën kundër poliomielitit një fëmije, teksa një zyrtar policor bën roje në një lagje në Peshavar të Pakistanit.