Shënimi i ditës së 1000-të të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, ndotja e ajrit që ka kapluar Pakistanin dhe protestat në Baku derisa mbahej konferenca e Kombeve të Bashkuara COP29 për ndryshimet klimatike, janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

9
Policia gjeorgjiane duke arrestuar një demonstrues gjatë një proteste kundër rezultateve të publikuara të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar në Tbilisi më 19 nëntor.

10
Një automjet i Agjencisë së Ujit dhe Higjienës Publike (WASA) spërkat me ujë për të luftuar kundër smogut dhe ndotjes së ajrit në Lahore, Pakistan.

11
Artisti kinez, Kong Ning, i veshur me një instalacion artistik të krijuar enkas, demonstron në hyrje të ndërtesës ku mbahej konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP29 në Baku.

12
Një ushtar ukrainas duke qëlluar me një obus vetëlëvizës 2s5 Hyacinth-s drejt pozicioneve ruse në rajonin lindor të Donjeckut.