Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një grua afgane mban një fëmijë teksa ecën përgjatë një rruge në periferi të Kandaharit.

14
Patat ecin në tapetin e kuq të shtruar për presidentin kinez Xi Jinping për një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd më 8 maj.

15
Fëmijët pakistanezë që vuajnë nga talasemia (çrregullimi i gjakut), marrin transfuzion gjaku në një qendër mjekësore të Fondacionit Frontier në Peshavar.

16
Djemtë pakistanezë freskohen në pishinë në një ditë të nxehtë vere në Lahore, Pakistan.