Ndërlidhjet

Forcat siriane përgatiten për t’u kthyer në qytetin e druzëve, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli


Një tanke dhe ushtarë të Forcave të Sigurisë së Sirisë në Suveida, Siri, 15 korrik.
Një tanke dhe ushtarë të Forcave të Sigurisë së Sirisë në Suveida, Siri, 15 korrik.

Forcat siriane janë duke u përgatitur për t’u kthyer në qytetin e pakicës fetare druze, Suveida, për t’iu dhënë fund luftimeve me fiset beduine, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Sirisë, duke e vënë në rrezik një armëpushim të brishtë në jug të vendit.

Luftimet e përgjakshme disaditore që shpërthyen kur luftëtarët beduinë dhe druzë u përplasën në provincën Suveida u ndalën përkohësisht pas shpalljes së armëpushimit të mërkurën.

Luftimet kishin shtyrë Qeverinë siriane t’i zhvendoste trupat e saj atje, duke përshkallëzuar më tej dhunën.

Pse po e mbron Izraeli pakicën druze në Siri? Pse po e mbron Izraeli pakicën druze në Siri?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:31 0:00

Në këto përleshje u përfshi edhe Izraeli, i cili tha se nuk do ta lejojë Qeverinë siriane, e drejtuar nga islamistët, të vendosë trupa në jug të Sirisë dhe goditi forcat siriane në Suveida, si dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë dhe pranë Pallatit Presidencial në Damask.

Trupat siriane u tërhoqën nga Suveida pasi u shpall armëpushimi, por përplasjet shpërthyen sërish të enjten në mbrëmje mes luftëtarëve beduinë fisnorë dhe druzëve, të cilët janë pjesë e një pakice fetare që ka ndjekës edhe në Liban dhe Izrael.

Ushtria izraelite kreu sulme të reja ajrore në provincën Suveida gjatë natës.

Duke i përshkruar sundimtarët e rinj të Sirisë si xhihadistë të maskuar, Izraeli është zotuar se do ta mbrojë pakicën druze në Siri nga sulmet, pasi është nxitur edhe nga vetë druzët në Izrael.

Mosbesimi i thellë i Izraelit ndaj udhëheqjes së re islamiste të Sirisë duket se bie ndesh me Shtetet e Bashkuara, të cilat thanë se nuk e mbështesin sulmin e fundit izraelit në Siri.

SHBA-ja ndërhyri për të ndihmuar në arritjen e armëpushimit të mëparshëm mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve druzi, dhe Shtëpia e Bardhë tha të enjten se dukej se armëpushimi po zbatohej.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka punuar për të krijuar marrëdhënie më të ngrohta me SHBA-në, e akuzoi Izraelin se po përpiqet ta përçajë Sirinë dhe premtoi se do ta mbrojë pakicën druze.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG