Fjalimi i Rubios në Munih: Qetësim për aleatët dhe thirrje për ndryshim
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë fjalimit në Konferencës e Sigurisë në Munih.
Në një sallë të mbushur me udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga Evropa dhe përtej, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbajti një fjalim që arriti dy gjëra njëkohësisht: të qetësonte aleatët e shqetësuar dhe të bënte thirrje të fuqishme për ndryshim.
Pas muajsh pasigurie mbi drejtimin e Uashingtonit nën presidentin Donald Trump – dhe kujtimeve ende të freskëta nga viti i kaluar i fjalimit me tone konfrontuese i nënpresidentit JD Vance – shumë të pranishëm në sallë dukeshin të lehtësuar.
“Pothuajse mund ta ndjenit se po merrnin frymë lirshëm”, tha pas fjalimit të Rubios një diplomat i lartë evropian për Radion Evropa e Lirë. “Përmbajtja është e fortë. Por, toni? Kjo ka rëndësi”.
Rubio vazhdimisht vuri theksin te lidhja e Amerikës me Evropën, duke e përshkruar SHBA-në si të lidhur shpirtërisht dhe kulturalisht me kontinentin. “Ne gjithmonë do të jemi një fëmijë i Evropës”, tha ai, duke përmendur historinë, gjuhën, besimin dhe sakrificat e përbashkëta.
Ai i paraqiti mospajtimet jo si kritika, por si shprehje të shqetësimit. Nëse SHBA ndonjëherë duket “e drejtpërdrejtë dhe urgjente”, tha ai, kjo ndodh sepse “interesohemi thellësisht për të ardhmen tuaj dhe tonën”. Amerika dëshiron që Evropa të jetë e fortë, shtoi ai, sepse fati i Evropës është i pandashëm nga siguria kombëtare e SHBA-së.
Për të theksuar lidhjen mes tyre, Rubio përmendi një listë të gjigantëve kulturorë evropianë – Mozart, Beethoven, Dante, Shakespeare, Michelangelo, Da Vinci – së bashku me The Beatles dhe The Rolling Stones, dhe monumente ikonike si Kapela Sistine dhe Katedralja e Këlnit. Këto, tha ai, dëshmojnë jo vetëm madhështinë e së kaluarës, por edhe premtimin për të ardhmen.
Rubio mori duartrokitje të gjata dhe një ovacione – një dallim i dukshëm, siç vërejtën disa pjesëmarrës, me pritjen që kishte marrë Vance një vit më parë.
Por, nën ngrohtësinë e fjalimit fshihet një kritikë e ashpër.
Duke u mbështetur në historinë e konferencës, e cila u themelua në vitin 1963 në kulmin e Luftës së Ftohtë, Rubio kujtoi një kohë kur “mijëra vjet civilizim perëndimor u var në një fije”. Perëndimi triumfoi, tha ai, por e interpretoi gabim fitoren e tij.
“Euforia e këtij triumfi na çoi drejt një iluzioni të rrezikshëm”, argumentoi ai, se historia kishte përfunduar, se demokracia liberale do të përhapej dhe se tregtia dhe rregullat globale do të zëvendësonin interesin kombëtar dhe kufijtë.
Ky vizion, tha Rubio, injoroi “natyrën njerëzore” dhe mësimet e mijëvjeçarit. Ai çoi në deindustrializim, transferimin e sovranitetit tek institucionet ndërkombëtare dhe atë që ai e quajti një “valë të paparë migrimesh masive” që kërcënon kohezionin shoqëror.
Sekretari amerikan i Shtetit me kujdes i paraqiti këto jo si dështime evropiane, por si gabime të përbashkëta të Perëndimit. “Ne i bëmë këto gabime së bashku”, tha ai, dhe “së bashku i detyrohemi popujve tanë të përballemi me këto fakte dhe të ecim përpara”.
Migracioni, industria dhe sovraniteti
Rubio argumentoi se deindustrializimi “nuk ishte i pashmangshëm,” por rezultat i zgjedhjeve politike të bazuara në atë që ai e quajti një “iluzion” pas Luftës së Ftohtë. Ai kritikoi atë që e përshkroi si tregti të lirë dogmatike, e cila shkatërroi industri dhe i dha avantazh rivalëve.
Për çështjen e migracionit, ai hodhi poshtë idenë se kontrolli i kufijve është ksenofob. Rimarrja e kontrollit mbi kufijtë kombëtarë, tha ai, është “një akt themelor i sovranitetit kombëtar”. Dështimi për ta bërë këtë, paralajmëroi ai, paraqet “një kërcënim të menjëhershëm për strukturën e shoqërive tona”.
Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë
1/17Margelis Tinoco, një emigrante nga Kolumbia, reagon pasi takimi i saj nëpërmjet aplikacionit online, CBP One për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, u anulua, pas inaugurimit në mandatin e dytë të presidentit Donald Trumpit. Ura kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, 20 janar. 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
2/17Jose Leal, 51 vjeç, mbështetet pas një muri dhe qan, ndërsa ai dhe emigrantët e tjerë presin jashtë zyrës së Institutit Kombëtar të Migracionit (INM), pasi mori informacionin se takimet e tyre për azil të planifikuara më 20 janar ishin anuluar.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
3/17Denia Mendez nga Hondurasi, 32 vjeç, pranë vajzës së saj Sofia, 15, të cilat kanë kërkuar azil për trembëdhjetë muajt e fundit, reagon ndaj emailit nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), duke e informuar atë se takimi i planifikuar për 21 janar u anulua, në ditën e inaugurimit të mandatit të dytë presidencial të Donald Trumpit. Të dyja po qëndronin në një strehimore, në Piedras Negras, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
4/17Një 15-vjeçare që priste për azil, shihet duke lexuar emailin se takimi i saj në lidhje me kërkesën për azil, ishte anuluar.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
5/17Yaime Perez, emigrante kubaneze që kërkon azil në Shtetet e Bashkuara, shihet duke qarë pasi mori lajmin se takimi i saj për çështjen e azilit u anulua.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
6/17Emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur fjalimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në strehimoren e migrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
7/17Një zjarr për ngrohje në kampin që gjendet në anën meksikane të kufirit SHBA-Meksikë.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
8/17Emigrantët presin në radhë për të rregulluar statusin e tyre si migrantë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmën e Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
9/17Angel, 9 vjeç, nga Guatemala që udhëton me nënën e tij, pret të marrë pjesë në takimin në aplikacionin CBP One të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së në urën kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, në ditën e inaugurimit të presidentit Trump, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
10/17Një zyrtar i Komisionit për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) përdor një megafon për të folur me emigrantët që po presin të rregullojnë statusin e tyre në Tapachula, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
11/17Reagimi i emigrantëve që kërkojnë azil në SHBA ndaj fjalimit të presidentit Donald Trump, në strehën e emigrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
12/17Një pamje nga lart e barrierave me kontejnerë transporti përgjatë bregut të lumit Rio Grande, mëngjesin e 20 janarit në Eagle Pass, Teksas, SHBA.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
13/17Arka plastike të zbrazëta rreth një vatre zjarri të shuar pranë një tende në një kamp humanitar për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
14/17Emigrantët duke pritur për Patrullën Kufitare në një kamp humanitar në kufirin SHBA-Meksikë, pranë Sasabes, Arizona, SHBA, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
15/17Të tjerë emigrantë po ashtu me fëmijë, duke pritur për Patrullën Kufitare në kampin pranë Sasabes, Arizona.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
16/17Emigrantët mbajnë dosje me dokumentet e tyre ndërsa presin në radhë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
17/17Oficerë të policisë duke patrulluar përgjatë bregut të lumit Rio Grande.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Previous slide
Next slide
Ai kritikoi gjithashtu disa politika të gjelbra, duke thënë se përpjekjet për të “kënaqur një kult klimatik” kanë varfëruar shoqëritë perëndimore, ndërkohë që konkurrentët vazhdojnë të shfrytëzojnë karburantet fosile.
Privatisht, disa zyrtarë evropianë shprehën shqetësim për këtë formulim, por pranuan se në pikëpamje më të gjerë kjo do të rezononte me pjesë të elektoratit të tyre vendas.
“Ai po përshkruan debatet që ne tashmë i kemi në vendet tona”, tha një diplomat nga Evropa Perëndimore. “Dallimi është se ai po thotë: ndaloni menaxhimin e përkeqësimit dhe filloni ta zhbëni”.
Pa interes për “përkeqësim të menaxhuar”
Rubio insiston se Uashingtoni nuk synon të dobësojë aleancat, por të “revitalizojë një miqësi të vjetër”. SHBA-ja nuk dëshiron aleatë që “justifikojnë status quo-n e shkatërruar”, tha ai, por partnerë të gatshëm të rindërtojnë forcën.
Ai argumentoi se përkeqësimi është një zgjedhje. Ashtu sikurse Perëndimi e refuzoi fatalizmin pas Luftës së Dytë Botërore, duhet ta refuzojë atë edhe tani. Shtetet e Bashkuara nuk kanë “asnjë interes të jenë kujdestarë të sjellshëm dhe të rregullt të përkeqësimit të menaxhuar të Perëndimit”.
Kjo frazë nxiti një nga reagimet më të forta në sallën ku po mbahej fjalimi.
“Ai po na sfidon”, tha një diplomat i lartë nga Evropa Veriore. “Por, ai po përfshin edhe veten në atë sfidë. Ky është dallimi”.
OKB-ja, Ukraina dhe pyetjet e vështira
Rubio po ashtu bëri thirrje për reforma – jo për zhbërje – të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, të cilat, sipas tij, kanë “potencial të jashtëzakonshëm”, por nuk kanë arritur të zgjidhin konflikte si Ukraina dhe Gaza.
“Në një botë të përsosur”, tha ai, diplomatët dhe rezolutat do të mjaftonin. “Por, ne nuk jetojmë në një botë të përsosur”.
Sa i përket Ukrainës, Rubio tha se çështjet e nevojshme për t’i dhënë fund luftës janë “ngushtuar”, por tashmë kanë mbetur “pyetjet më të vështira për t’u zgjidhur”. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të testojë nëse Moska është serioze për negociata, duke mbajtur në fuqi sanksionet dhe mbështetjen ushtarake për Kievin. Një marrëveshje e drejtë dhe e qëndrueshme mbetet synimi, shtoi ai.
I pyetur në një sesion të shkurtër pyetje-përgjigje pas fjalimit nëse Rusia është vërtet e interesuar për paqe, Rubio u tregua i kujdesshëm: “Ata thonë se janë”. SHBA-ja, tha ai, do të vazhdojnë të shqyrtojnë se cilat kushte mund të jenë të pranueshme për të dyja palët.
Sa i përket Kinës, Rubio pranoi se interesat e SHBA-së dhe Kinës “shpesh nuk do të jenë në të njëjtën linjë”, por theksoi se duhet të menaxhohen dallimet dhe të shmanget konflikti.
Fjalimi i Rubios u pasua nga deklarata të ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, i cili mbrojti multilateralizmin dhe paralajmëroi kundër përballjes mes blloqeve, duke theksuar peshën gjeopolitike të debatit.
Megjithatë, ishte performanca e Rubios ajo që dominoi bisedat në korridore.
Mesazhi – mbi sovranitetin, kufijtë, industrinë dhe reformën – u bëri jehonë temave që për një kohë të gjatë lidhen me lëvizjen politike të Trumpit.
Megjithatë, duke i mbështjellë ato me pohime për trashëgiminë e përbashkët dhe sakrificën e ndërsjellë, Rubio përdori një ton dukshëm të ndryshëm nga ndërhyrjet e mëparshme amerikane.
“Ai nuk e zbuti përmbajtjen”, tha një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian. “Por, e zbuti mënyrën e paraqitjes së përmbajtjes. Dhe, kjo e bën më të lehtë për ta dëgjuar”.
Të paktën për momentin, aleatët e Uashingtonit dukeshin të qetësuar se deklaratat e drejtpërdrejta nuk nënkuptojnë domosdoshmërish prishje të raporteve.