Ndërlidhjet

Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore


Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “një epokë e re e armëve bërthamore”, pasi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan se planifikojnë të kryejnë testime të reja të armëve bërthamore.

Stubb tha se “logjika e frenimit” dhe “stabiliteti strategjik midis superfuqive” po i nënshtrohet një transformimi.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re të armëve bërthamore, të cilën, fatkeqësisht, rëndësia e armëve bërthamore është në rritje”, tha Stubb gjatë një fjalimi në Helsinki më 3 nëntor.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të fillojë testimet e armëve bërthamore - për herë të parë që nga viti 1992.

Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se kishte testuar një raketë të re lundruese bërthamore, Burevestnik, si dhe një dron nënujor me kapacitet bërthamor.

Asnjë shtet tjetër, përveç Koresë së Veriut, nuk dihet të ketë kryer ndonjë shpërthim bërthamor për dekada të tëra.

Rusia dhe Kina nuk kanë zhvilluar testime të tilla që nga viti 1990, respektivisht nga viti 1996.

Të dielën, Trump pretendoi se shtetet si Rusia dhe Kina kanë kryer testime bërthamore nëntokësore, të panjohura për publikun, dhe SHBA-ja do të veprojë njësoj.

”Si mund të ndërtojmë së bashku politikën e frenimit? Si mund ta kontrollojmë përshkallëzimin”, pyeti Stubb, duke theksuar se këto janë pyetje që një vend i vogël i Finlanda, që ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, duhet t’i shqyrtojë tani bashkë me aleatët e saj.

Duke hequr dorë nga dekada të mosangazhimit ushtarak, ky vend nordik iu bashkua NATO-s më 2023, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG