Ndërlidhjet

Schmidt ndan buxhetin për financimin e zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë


Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt. Fotografi nga arkivi.
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt. Fotografi nga arkivi.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 7 qershor imponoi një vendim për financimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2 tetorit.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria qendrore dështoi që të ndajë buxhet të mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve, tha Schmidt.

“Me këtë vendim, e urdhëroj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të pranojë shumën prej 12.52 milionë markash, që fillimisht ishte paraparë për përgatitjet dhe organizimin e zgjedhjeve. Ky vendim nuk përjashton alokomin e mëtejmë të mjeteve që mund të duhen për zgjedhje”, tha Schmid gjatë një konference për media.

Schmidt tha se buxheti i ndarë nga Qeveria qendrore nuk ishte “as i mjaftueshëm dhe as i zbatueshëm”.

“Është urgjente që të sigurohemi që zgjedhjet të mund të zhvillohen në kohën e duhur”, shtoi ai.

Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar 12.5 milionë marka boshnjake (6.8 milionë dollarë) për të organizuar zgjedhjet. Por, Qeveria qendrore e Bosnjë e Hercegovinës, pas shumë vonesave, të hënën më 6 qershor u pajtua që të ndajë 9.7 milionë marka për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG