Ndërlidhjet

Arrestohet ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër janë arrestuar mbrëmje e së dielës, konfirmuan nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 të 9 shkurtit në Prizren dhe dy të dyshuarit për veprat penale “sulm” dhe “kanosje” janë arrestuar dhe intervistuar, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi dhe më pas ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë se dy viktimat janë anëtar të një partie turke, por rasti nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se nuk është cenuar integriteti i votës dhe votimit të zgjedhjeve parlamentare.

“I kemi dy persona që janë ndaluar mbrëmë. Të dy janë për veprat penale ‘sulm’ dhe ‘kanosje’. Janë dy viktima të dëmtuar, që janë kanosur. Fillimisht është sulmuar një nga viktimat që është grua dhe tjetri është burrë. Janë kanosur me jetë nga personat që janë të ndaluar”, tha Kryeziu.

Damka i përket Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ndërkaq dy viktimat, sipas Kryeziut, ishin nga të Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Kosova më 9 shkurt mbajti zgjedhjet parlamentare dhe vëzhguesit, por edhe autoritetet nuk raportuan për incidente serioze që do të dëmtonin integritetin e votimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG