Flamuri kuqezi mbulon Prishtinën
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur me ngjyrat kuqezi. Flamuri i Shqipërisë valonte në sheshet kryesore të Prishtinës derisa qindra njerëz dolën në rrugë për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

1
Ky flamur i madh u vendos në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë. Shumë qytetarë bënin fotografi para tij.

2
Fëmijët festonin shesheve të Prishtinës me flamurin e Shqipërisë.

3
Krahas flamurit të Shqipërisë fëmijët mbanin në dorë edhe flamurin e shtetit të Kosovës.

4
Këta fëmijë kishin dalë me prindërit e tyre derisa mbanin në dorë flamurin shqiptar.