Festivali i domateve skuq qytetin spanjoll
- Reuters
Pjesëmarrësit e festivalit vjetor "La Tomatina" hodhën tonelata domatesh të pjekura shume e të buta mbi njëri-tjetrin në qytetin lindor spanjoll, Bunol. Ngjarja organizohet çdo vit të mërkurën e fundit të gushtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një pjesëmarrëse shtrihet në domatet e shtypura gjatë festivalit vjetor "La Tomatina" në Bunol, afër Valencias, Spanjë, 28 gusht 2024.

2
Tonelata me domate u vendosën në mes të pjesëmarrësve të festivalit që tashmë është pjesë e kulturës së qytetit spanjoll, Bunol.

3
Një pjesëmarrës i festivalit duke qëndruar në mes të rrugës së mbuluar me domate të shtypura.

4
Disa banorë kanë zgjedhur të jenë vetëm spektatorë duke shikuar "betejën" nga një dritare, që nuk u ka shpëtuar goditjeve me domate.