Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin. (Përgatiti: Valona Tela)
Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit
![Disa të tjerë festuan me një model plumbi dhe me flamuj në rrugët e Teheranit.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-b414-08dc5c135bcf_w1024_q10_s.jpg)
5
Disa të tjerë festuan me një model plumbi dhe me flamuj në rrugët e Teheranit.
![Irani sulmoi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-1245-08dc5c1323f7_w1024_q10_s.jpg)
6
Irani sulmoi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
![Një qytetar mban një fotografi të komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron të SHBA-së më 3 janar, 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-de6a-08dc5c12d8c4_w1024_q10_s.jpg)
7
Një qytetar mban një fotografi të komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron të SHBA-së më 3 janar, 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.
![Pas njoftimeve se Irani lëshoi dronë dhe raketa, në Izrael u aktivizua menjëherë sistemi antiraketor.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0d63-08dc5c12cc9e_w1024_q10_s.jpg)
8
Pas njoftimeve se Irani lëshoi dronë dhe raketa, në Izrael u aktivizua menjëherë sistemi antiraketor.