Fotografi historike që kanë kapur gëzimin e njerëzve pas kapitullimit të Gjermanisë naziste para Aleatëve në pranverën e vitit 1945. Për Evropën, ky shënon fundin e tmerrit të quajtur Lufta e Dytë Botërore.
Festa më e madhe në histori: Vallëzim dhe këngë pa pushim në Ditën e Fitores, më 1945

Rruga e mbushur me njerëz përballë ambasadave të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së në Lisbonë.

Të rinj ushtarakë marshojnë nëpër Londër. Disa nga lidhjet që lindën gjatë këtyre festimeve mbetën përgjithmonë. Adoleshentja Susan Neely po festonte në Belfast, kur një djalë 16-vjeçar me emrin Bertie iu afrua, e kapi dhe e puthi. Më vonë ata u martuan dhe patën një djalë e një vajzë. Qëndruan bashkë deri në vdekjen e Bertie-t në vitin 2012.

Bjellorusët festojnë fitoren në qendër të Minskut. Më shumë se një e katërta e popullsisë së përgjithshme të Bjellorusisë humbi jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turmat vërshojnë në sheshin “Piccadilly Circus” në Londër. Në qendër dallohet barriera mbrojtëse e veçantë që kishte ruajtur shatërvanin e famshëm gjatë bombardimeve.