Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe anembanë botës kremtojnë të dielën e 30 marsit festën e Fitër Bajramit.
Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pija prej lindjes e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.