Fytyrat e Euro 2024: Tifozë nga e gjithë Evropa tregojnë ngjyrat e tyre
Teksa po zhvillohet faza e grupeve e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ju sjellim disa nga fotot më interesante të tifozëve, të cilët treguan kreativitet në mbështetje të kombëtareve të e tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Mosha nuk është e rëndësishme kur mbështet kombëtaren tënde. Një tifoze në moshë e Austrisë në ndeshjen me Francën.

14
Mbështetje e madhe për kombëtaren e Ukrainës, brenda dhe jashtë stadiumit, në ndeshjen ndaj Rumanisë, të cilën rumunët e fituan bindshëm.

15
Tifozë të Kroacisë dhe Spanjës bashkë në tribuna. Spanja fitoi 3:0 në këtë ndeshje interesante.

16
Në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Serbisë, në tribunë u panë edhe bashkëshortja dhe nëna e portierit të kombëtares angleze, Jordan Pickford.