Fytyrat e Euro 2024: Tifozë nga e gjithë Evropa tregojnë ngjyrat e tyre
Teksa po zhvillohet faza e grupeve e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ju sjellim disa nga fotot më interesante të tifozëve, të cilët treguan kreativitet në mbështetje të kombëtareve të e tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Gëzimi i madh i tifozëve shqiptarë pas golit më të shpejtë të shënuar në kampionat evropian dhe epërsisë së Shqipërisë ndaj Italisë me 1:0. Megjithatë, në fund u gëzuan tifozët italianë. Shqipëria humbi 2:1.

2
Një tifoz shqiptar dhe një tifoze kroate, të veshur me ngjyrat e flamujve të kombëtareve të veta, bëjnë një fotografi së bashku jashtë stadiumit, para ndeshjes Shqipëri - Kroaci.

3
Dy tifoze të kombëtares së Gjermanisë me fytyra të lyera me ngjyrat e flamurit brohorasin për ekipin e tyre i cili doli fitues me rezultat 2-0 kundër Hungarisë.

4
Një foto e përbashkët e tifozëve të Belgjikës dhe të Sllovakisë para fillimit të ndeshjes, të cilën Sllovakia e fitoi me rezultat 1:0.