Rama: Sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është ndërmarrë një sulm i organizuar për, siç u shpreh ai, të goditur turizmin në shtetin e tij.
Kjo deklaratë, e bërë gjatë një takimi me kryetarët e 61 bashkive në Shqipëri, u bë pasi në rrjetet sociale së fundi janë publikuar dhe shpërndarë fotografi dhe video të plazheve boshe apo me pak pushues në Shqipëri.
“Të jeni të vetëdijshëm se ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, deklaroi Rama më 17 korrik.
Sipas Ramës, Shoqata Evropiane e Udhëtimeve, sipas klasifikimit të fundit e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë me 86 për qind rritje të fluksit të udhëtimeve. Shqipëria pasohet nga Serbia me 48 për qind, Mali i Zi dhe Turqia.
Kryeministri shqiptar po ashtu tha se është i pabazë pretendimi i disa ekspertëve të turizmit se shtetasit e Kosovës e kanë ‘braktisur’ Shqipërinë.
“Nga janari në qershor janë 1.7 milion hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 për qind më shumë se vjet”, tha Rama.
Megjithatë, ai e pranoi se sektori i turizmit ka disa problematika për të cilat, kryeministri shqiptar kërkoi të merren masa për t’u adresuar në kohë.
Kryeministri iu drejtua kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës, ku janë raportuar çmime të larta krahasuar me një vit më parë, duke kërkuar që ata të bisedojnë me operatorët turistikë për këtë problematikë.
“Duhet t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë”, tha Rama gjatë takimit.
Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se turistët e huaj e konsideruan Shqipërinë një destinacion të lirë, por shtoi se kjo do t'i dëmtojë këta operatorë turistikë, kryesisht në jug të Shqipërisë, por edhe gjithë turizmin.
Një tjetër çështje që e cilësoi shqetësim për turizmin është ndotja. Rama tha se ka përmirësim krahasuar me një vit më parë, por sërish ndotja mbetet problematike. Si shembull ai mori Liqenin e Komanit, në veri të Shqipërisë.
“Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do ta çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Por, kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro, s’mund të vazhdojë”, tha ai.
Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë
1/13Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

3/13Në fillim të muajit maj në sipërfaqen e liqenit shihej një sasi e madhe e mbeturinave.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
4/13Liqeni shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë, ndërsa gjerësia e tij është rreth 400 metra.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
5/13Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
6/13Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit, kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
7/13Mbeturina të grumbulluara në një cep të liqenit.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
8/13Një shishe plastike është në mesin e të shumtave, bashkë me mbeturina të tjera që notojnë në sipërfaqen e liqenit.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
10/13 Liqeni i Komanit është i rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, shpate vertikale, gryka të thella.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
11/13Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
12/13Mbeturinat e grumbulluara në liqen.
Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
13/13Një shenjë paralajmëruese kundër hedhjes së mbeturinave në liqen.
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Previous slide
Next slide
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor vendin e kanë vizituar 4.5 milionë turistë ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, më 2023 Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh prej 10.1 milionësh.