Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë


Një pacient i prekur me COVID-19 duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit - Fotografi nga arkivi.
Një pacient i prekur me COVID-19 duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit - Fotografi nga arkivi.

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi të martën në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa janë raportuar edhe 175 raste të reja me të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 467 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Në 24 orët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë tha se janë shëruar 105 pacientë.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve - ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG