Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati i pritur republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pasi në një tubim ku po fliste, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Trump u nxor nga skena me nxitim, ndërsa forcat e rendit raportojnë për dy njerëz të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar. (Përgatiti: Valona Tela)
Trumpin e largojnë nga skena pas të shtënave në tubim
![Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke hyrë në mitingun me mbështetësit në Batlër të Pensilvanisë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-50b3-08dca394c735_w1024_q10_s.jpg)
1
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke hyrë në mitingun me mbështetësit në Batlër të Pensilvanisë.
![Siç raportoi AP, disa mijëra njerëz ishin të pranishëm në tubim.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8464-08dca394c681_w1024_q10_s.jpg)
2
Siç raportoi AP, disa mijëra njerëz ishin të pranishëm në tubim.
![Pasi u dëgjuan të shtënat, Trump u ul dhe truprojat nxituan për ta mbrojtur atë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-baab-08dca394d2c3_w1024_q10_s.jpg)
3
Pasi u dëgjuan të shtënat, Trump u ul dhe truprojat nxituan për ta mbrojtur atë.
![Britma u dëgjuan nga audienca.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-2e1b-08dca394d1f7_w1024_q10_s.jpg)
4
Britma u dëgjuan nga audienca.