Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të pezullojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë për një muaj, pas negociatave në momentet e fundit me dy shtetet fqinje.
Ndërkohë, tarifat ndaj mallrave kineze hynë në fuqi të hënën pas mesnatës.
Si kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, ashtu edhe presidentja Meksikane, Claudia Sheinbaum, thanë se u pajtuan për t’i rritur përpjekjet për zbatimin e kontrollit kufitar, duke iu përgjigjur kërkesës së Trumpit për ta luftuar imigracionin dhe kontrabandën e drogës.
Kjo do bëri që Trump ta shtyjë për 30 ditë vendosjen e tarifat që pritej të hynin në fuqi të martën.
Kanadaja u pajtua të vendosë teknologji të re dhe personel përgjatë kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara, si dhe t'i fillojë përpjekje për bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, kontrabandën e fentanilit dhe shpëlarjen e parave.
Meksika u pajtua ta forcojë kufirin e saj verior me 10.000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të frenuar fluksin e imigracionit të paligjshëm dhe të drogës.
Si kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, ashtu edhe presidentja Meksikane, Claudia Sheinbaum, thanë se u pajtuan për t’i rritur përpjekjet për zbatimin e kontrollit kufitar, duke iu përgjigjur kërkesës së Trumpit për ta luftuar imigracionin dhe kontrabandën e drogës.
Kjo bëri që Trump ta shtyjë për 30 ditë vendosjen e tarifat që pritej të hynin në fuqi të martën.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu u angazhuan për parandalimin e trafikimit të armëve të fuqishme drejt Meksikës, tha Sheinbaum.
"Si president, është përgjegjësia ime ta garantoj sigurinë e TË GJITHË amerikanëve, dhe po bëj pikërisht këtë. Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat fillestar", tha Trump në rrjetet sociale.
Marrëveshjet, tani për tani, shmangin fillimin e një lufte tregtare që ekonomistët parashikuan se do të dëmtonte ekonomitë e të gjithë vendeve të përfshira dhe do të sillte çmime më të larta për konsumatorët.
Pas bisedave telefonike me të dy liderët, Trump tha se gjatë muajit të ardhshëm do të përpiqet të negociojë marrëveshje ekonomike me dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, ekonomitë e të cilëve janë ndërlidhur ngushtë me atë amerikane që nga marrëveshja historike e tregtisë së lirë e viteve ‘90.
Trump ka thënë se ai i ka vendosur këto tarifa ndaj fqinjëve të SHBA-së derisa të ndalet fluksi i emigrantëve dhe i fentanilit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan kishte deklaruar se të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika do të goditeshin me 25 për qind tarifa, ndërkaq produktet energjetike kanadeze me 10 për qind. Po ashtu, një taksë prej 10 për qind do të vendoset për mallrat nga Kina, përveç tarifave të vendosura më herët.