Ndërlidhjet

Trump paditet për mashtrim lidhur me biznesin familjar


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Donald Trump dhe tre fëmijët e tij janë paditur për mashtrim, pas një hetimi të kryer në Nju Jork ndaj biznesit familjar të ish-presidentit amerikan.

Padia pretendon se Organizata Trump ka kryer akte të “shumta” mashtrimi midis vitit 2011 dhe 2021.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, i ka kërkuar gjykatës që t’ia ndalojë Trumpit dhe fëmijëve të tij që të mbajnë pozita udhëheqëse në çdo biznes në Nju Jork.

Organizata Trump mohon çdo keqbërje.

Trump dhe Organizata Trump po akuzohen se nuk kanë deklaruar siç duhet vlerën e pasurive të paluajtshme, në mënyrë që bankat t’u jepnin hua me kushte më të favorshme.

“Me ndihmën e fëmijëve të tij dhe drejtorëve në Organizatën Trump, Donald Trump më mënyrë të rreme rriti pasurinë e tij në miliarda dollarë neto, me qëllim që ta pasurojë veten padrejtësisht dhe që ta mashtrojë sistemin”, tha prokurorja James përmes një deklarate.

James, që është avokatja kryesore në Nju Jork, po kërkon që Organizatës Trump t’i ndalohet që të përfshihet në çdo transaksion në të ardhmen në sektorin e patundshmërive në Nju Jork.

Ajo shtoi se prokurorëve federalë të Shërbimit të Ardhurave të Brendshme do t’iu dërgojë disa akuza penale për Trumpin.

Përveç Donald Trumpit, James tha se edhe tre fëmijët e tij - Donald Trump Jr, Ivanka dhe Eric – dyshohet se janë bashkëfajtorë në aktet e mashtrimit.

Ky njoftim vjen pas James ka refuzuar të paktën një ofertë për t’i dhënë fund këtij hetimi të gjatë mbi praktikat biznesore të kompanisë së Trumpit.

Prokuroria e Përgjithshme tha se James po synon që të rikuperojë rreth 250 milionë dollarë, që sipas prokurores James, janë fituar si rezultat i mashtrimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG