Dikur i ndalonte, sot u ndihmon imigrantëve në SHBA
Kur qyteti El Paso, në Teksas, u përball me një valë migrantësh që e kalonin kufirin më 2022, një rojë kufitare iu bashkua një nisme për ndihmë emergjente. Michael DeBruhl punoi me një kishë lokale për të hapur një strehimore të improvizuar, që u ofroi ushqim dhe ndihmë të parë njerëzve që iknin nga krimi dhe varfëria. Ndonëse numri i imigrantëve që e kalonin kufirin ka rënë që atëherë, imigracioni vazhdon të jetë çështje e nxehtë në politikën amerikane, ndërsa disa azilkërkues janë të shqetësuar për atë se si do të ndikojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të ardhmen e tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
8 dhjetor 2025Kriza e thatësisë: Irani synon të blejë ujë nga fqinjët
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?