Ndërlidhjet

Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë


Pamje e një ndërtese të shkatërruar nga sulmet në rajonin Donjeck të Ukrainës.
Pamje e një ndërtese të shkatërruar nga sulmet në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Dmytro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia.

Bohatiuk tha se më herët llogariteshin mbi 51.000 të zhdukur, por se në këtë shifër u përfshinë edhe mijëra të burgosur të luftës.

Bohatiuk tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike të ushtarëve që i dërgon në terren.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG