Ndërlidhjet

Ukraina dënoi me 11 vjet burgim një burrë për bashkëpunim me separatistët


Një ushtar prorus në një pikë kufitare, afër qytetit Slloviansk. Fotografi nga arkivi.
Një ushtar prorus në një pikë kufitare, afër qytetit Slloviansk. Fotografi nga arkivi.

Një gjykatë në Ukrainë e dënoi me 11 vjet burgim një burrë për shkak të përfshirjes së tij në konfliktin në lindjen e vendit, përkrah separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Gjykata në qytetin lindor Slloviansk, më 15 dhjetor, shpalli fajtor Viktor Mykhedin, për themelim dhe për pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për përfshirjen e tij në trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës dhe të civilëve.

Sipas hetuesve, Mykhed ishte bashkëpunëtor i afërt i Igor Bezlerit, i njohur si komandant i separatistëve në Donetsk. Ata thonë se Mykhed mori pjesë në përcjelljen e ushtarëve ukrainas, si dhe xhironte video propaganduese për separatistët, përfshirë një ekzekutim të rrejshëm.

I pandehuri mohoi akuzat kundër tij, dhe pohoi se iu mohua gjykimi i drejtë. Ai tha se nuk pati mjaftueshëm kohë ta shqyrtonte rastin e tij, dhe se kërkesa për përkthyes nga gjuha ukrainase në rusishte u injorua.

Më shumë se 13,200 njerëz besohet të jenë vrarë përgjatë më shumë se 7 vjetëve të luftimeve në mes të forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Kremlini, në lindje të Ukrainës.

Disa pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të njohura bashkërisht si Donbas, janë nën kontrollin e separatistëve, që nga prilli i 2014-s, disa javë pasi Rusia ilegalisht aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rusia siguroi përkrahje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët, ndërsa pavarësisht dëshmive të shumta, Moska mohon përfshirjen në punët e brendshme të Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG