Degradimi i minierës
Dikur eksportuese xehesh, Miniera e Magnezitit në Strezovc - Kamenicë sot është e degraduar dhe jashtë funksionit. Ajo u privatizua më 2007, por u rikthye në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pasi nuk i përmbushi zotimet për investime dhe punësim. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, sjell pamje nga miniera.

13
Shkallët e dëmtuara të një prej objekteve në Minierën e Magnezitit.

14
Dritaret e thyera e pa mirëmbajte të një objekti në hapësirat e fabrikës për përpunimin e xehes n Kamenicë.

15
Objekt, po ashtu, i vjetruar dhe pa mirëmbajtje.

16
Makineri e vjetruar dhe jashtë funksionit.