Ndërlidhjet

Edhe 32 viktima nga koronavirusi në Kosovë


Një infermiere kujdeset për pacientin brenda Klinikës për Sëmundje Infektive. (1 shtator, 2021)
Një infermiere kujdeset për pacientin brenda Klinikës për Sëmundje Infektive. (1 shtator, 2021)

Në Kosovë u konfirmuan të enjten edhe 32 viktima nga koronavirusi.

Në mesin e viktimave është një person në kategorinë e moshës 20-29 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2,460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,524.

Deri të enjten pasdite, në Kosovë janë dhënë mbi 875,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, mbi 296 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 11,440 raste të reja dhe 170 viktima.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG