Ndërlidhjet

Maliqi: Për Kurtin dyert janë mbyllur, Kosova drejt zgjedhjeve të reja


Maliqi: Për Kurtin dyert janë mbyllur, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:06:17 0:00

Analisti politik Agon Maliqi, konsideron se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me shumë gjasë, nuk do të arrijë të formojë qeverinë e re. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai parashikon që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’ia japë mandatin partisë së dytë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, në këtë rast Partisë Demokratike, edhe pse partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë nuk kanë shprehur ndonjë interesim për krijimin e qeverisë së re. Prandaj, sipas tij, gjasat më të mëdha janë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. ”Për Kurtin dyert janë mbyllur me partitë e mëdha shqiptare”, ndërsa vonesat sipas tij, nuk do t’i sjellin përfitime politike. Ndër të tjera, Maliqi thekson se vitin e fundit Kosova ka pasur “rol shumë negativ në marrëdhëniet ndërkombëtare”, pasi mungesa e një partneriteti të qëndrueshëm me Perëndimin e ka lënë vendin pa agjendë pozitive.

XS
SM
MD
LG