Ndërlidhjet

Çfarë i nxiti protestat më të mëdha në dekada në Bullgari?

Pamje nga lart e turmës gjatë një proteste antiqeveritare në Sheshin e Pavarësisë në Sofje, më 1 dhjetor.
Pamje nga lart e turmës gjatë një proteste antiqeveritare në Sheshin e Pavarësisë në Sofje, më 1 dhjetor.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera bullgare mbrëmjen e 1 dhjetorit për t’iu bashkuar protestave kundër planeve buxhetore të koalicionit qeverisës, duke e detyruar Qeverinë të hiqte dorë nga to mëngjesin pasues.

Por, turma gjithashtu brohoriste “dorëheqje”, për shkak të zemërimit të madh për korrupsionin dhe problemet ekonomike.

Sheshi i Pavarësisë u mbush me njerëz në demonstratat më të mëdha që nga vitet e ’90-ta.

Partitë opozitare u mblodhën më 2 dhjetor për të biseduar për hapat e ardhshëm, mes thashethemeve nëse edhe ato do të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin dhe "korrupsionin" qeveritar

Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
1/10 Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
2/10 Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
3/10 Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
Protestuesit në Sofje duke mbajtur një pllakatë të Jolly Rogerit nga seria e famshme japoneze “One Piece”. Simboli është përdorur nga të rinjtë protestues nëpër gjithë botën në vjetët e fundit.
4/10 Protestuesit në Sofje duke mbajtur një pllakatë të Jolly Rogerit nga seria e famshme japoneze “One Piece”. Simboli është përdorur nga të rinjtë protestues nëpër gjithë botën në vjetët e fundit.
Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.
5/10 Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.
Protestuesit me një pllakatë të politikanit bullgar, Delyan Peevski gjatë protestave në Sofje. Kjo figurë politike bullgare është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, nën dyshimet për korrupsion.
6/10 Protestuesit me një pllakatë të politikanit bullgar, Delyan Peevski gjatë protestave në Sofje. Kjo figurë politike bullgare është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, nën dyshimet për korrupsion.
Një protestues shihet me një shtyllë metalike parkimi gjatë protestave në Sofje, në të cilat shpërtheu edhe dhuna në mbrëmjen e 1 dhjetorit.
7/10 Një protestues shihet me një shtyllë metalike parkimi gjatë protestave në Sofje, në të cilat shpërtheu edhe dhuna në mbrëmjen e 1 dhjetorit.
Protestuesit duke thyer dritaret e zyrave politike në Sofje.
8/10 Protestuesit duke thyer dritaret e zyrave politike në Sofje.
Një protestues duke shtyrë një kontejner mbeturinash që digjet teksa kishin shpërthyer përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Sofje.
9/10 Një protestues duke shtyrë një kontejner mbeturinash që digjet teksa kishin shpërthyer përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Sofje.
Një protestues duke tentuar të hedhë gjësende në drejtim të policisë. Protestat po zhvillohen teksa Bullgaria përgatitet për ta fuqizuar përdorimin e valutës evropiane, euro, prej 1 janarit 2026.
10/10 Një protestues duke tentuar të hedhë gjësende në drejtim të policisë. Protestat po zhvillohen teksa Bullgaria përgatitet për ta fuqizuar përdorimin e valutës evropiane, euro, prej 1 janarit 2026.
Previous slide
Next slide

“E gjithë kjo gjendje me plehrat që kanë qenë në pushtet për 30 vjet, ose më shumë, thjesht duhet të mbarojë. Ne jemi njerëzit që duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Aleksandar Karatov, një protestues në Sofje.

Pse tani?

Përqendrimi i menjëhershëm i protestave ishte për shkak të një projektbuxheti që parashihte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Demonstratat u thirrën nga parti të opozitës që nuk gëzojnë mbështetje të lartë publike.

Por, këto ndryshime në buxhet - të kombinuara me rritjet e pagave për punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit - duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar prej kohësh për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike.

Karatov i tha Shërbimit bullgar të REL-it se pagesat e tij për sigurimet shoqërore dhe taksat nuk po menaxhohen me transparencë.

Protestuesi Alexander Karatov mban një pankartë që shkruan "Ndalojini Derrat".
Protestuesi Alexander Karatov mban një pankartë që shkruan "Ndalojini Derrat".

“Si punëtor, unë tashmë po plaçkitem. Rregullisht. Dhe, ata duan të vjedhin edhe më shumë. Nuk dua kurrsesi t’i lejoj ta bëjnë këtë”, shtoi ai.

Qëndrimeve të tij u bënin jehonë shumë të tjerë, pasi protestuesit brohorisnin “Qeveria është mafi”.

Organizata ndërkombëtare, Transparency International e rendit Bullgarinë si vendin e dytë më të korruptuar në Bashkimin Evropian, pas Hungarisë.

Bullgaria është gjithashtu vendi më i varfër i BE-së, sipas Zyrës së bllokut evropian për Statistika.

Ajo është edhe ndër anëtarët më të paqëndrueshëm politikisht të bllokut.

Bullgarët kanë shkuar në zgjedhje shtatë herë që nga viti 2021 për të zgjedhur një Parlament që është paralizuar nga një sërë koalicionesh të paqëndrueshme të udhëhequra nga parti të ndryshme qendrore dhe të djathta.

Një protestuese tjetër, Karolina Koleva, i tha REL-it se do të pranonte taksa më të larta për t'i financuar “pensionistët, nënat, mësuesit… kujdesin shëndetësor”, por “këto para do të zhduken sërish në bonuse për njerëz të ndryshëm”.

A rrezikohet Qeveria?

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që propozimet buxhetore të Qeverisë përballen me protesta. Fillimisht ajo njoftoi se do t’i “rishikonte” planet pas protestave më 28 nëntor. Tani ka thënë se do t’i hartojë ato nga fillimi.

Përmasa e demonstratave të 1 dhjetorit i befasoi të gjithë. Në mënyrë të pazakontë, ato nuk ndodhën vetëm në Sofje. Turma u mblodhën në shumë qytete dhe fshatra në gjithë Bullgarinë.

Disa çështje duket se kontribuuan në këtë. Disa njerëz ishin të zemëruar për vendimin e Bullgarisë për ta zbatuar monedhën euro nga 1 janari.

Gjithashtu u vu re pakënaqësia e dukshme ndaj disa politikanëve specifikë, si Bojko Borisov, i cili ka qenë tri herë kryeministër për gjithsej nëntë vjet mes 2009-2021, dhe Deljan Peevski, ligjvënës dhe oligark i sanksionuar për korrupsion nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Asnjëri prej tyre nuk mban aktualisht post qeveritar, por ata janë udhëheqës të dy partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Protestuesi Stoycho Stoychev i tha REL-it se të dy burrat janë “simbol i shtetit të kapur”.

Në banderolën e Stoycho Stoychevit shfaqen politikanët bullgarë Bojko Borisov dhe Delyan Peevski.
Në banderolën e Stoycho Stoychevit shfaqen politikanët bullgarë Bojko Borisov dhe Delyan Peevski.

Ai tha se kishte ardhur në Sheshin e Pavarësisë për shkak të “zemërimit” të 15 vjetëve të fundit.

Ky ishte një tjetër faktor që i nxiti njerëzit të dalin në rrugë: fakti që politikanë si Borisov kanë qenë në qendër të pushtetit për dekada.

Një tjetër element që e shtoi vrullin e protestave ishte mbështetja për kryetarin e Bashkisë së Varnës, Blagomir Kotsev, i sapoliruar pasi kishte kaluar muaj në paraburgim për akuza korrupsioni që mbështetësit e tij i quanin të motivuara politikisht.

“Demokracia është korruptuar dhe ne duhet ta rikthejmë”, u tha Kotsev protestuesve në Varna.

Demonstruesit në Sofje, duke ndjekur fjalimin e tij në ekrane gjigante, brohoritën “Fitore”.

Borisov, Peevski apo kryeministri Rosen Zhelyazkov nuk kanë komentuar asgjë deri më tani.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit, pati disa përplasje midis policisë dhe protestuesve. Autoritetet bullgare raportuan për 10 persona të ndaluar. Por, në përgjithësi, në të gjithë vendin, tubimet ishin paqësore.

XS
SM
MD
LG