Ndërlidhjet

Zelensky thotë se sulmi rus me dron ka dëmtuar mburojën e centralit bërthamor të Çernobilit


Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar të Çernobilit.

Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj mburojës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Çernobili ishte vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur njëri nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.

Ky reaktor është i mbështjellë nga një strehë mbrojtëse, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur.

Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar zjarr, i cili u shua, tha Zelensky.

“Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha.

“Vendi i vetëm në botë që e sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se personeli i saj në vendngjarje reagoi brenda disa minutash pas sulmit, duke shtuar se nuk ka viktima. Ajo tha se stafi i saj ishte njoftuar se një dron kishte goditur çatinë e mburojës.

“Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme”, tha ajo në X.

*Video: Kjo video shpjegon se si ndodhi katastrofa bërthamore në Çernobil në vitin 1986

Katastrofa bërthamore në Çernobil: Si ndodhi?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:24 0:00

Sulmi ndodhi dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takohej me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Por, Zelensky tha në Telegram se sulmi në Çernobil tregoi se “Putini, natyrisht, nuk po përgatitet për negociata”.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që po bën”, shtoi ai.

Ukraina synon t’u japë të dhëna zyrtarëve amerikanë për sulmin në Çernobil gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila filloi sot, shkroi kreu i Presidencës ukrainase, Andrii Yermak, në kanalin e tij në Telegram.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG