Ndërlidhjet

Rusia: Centralet e Çernobilit dhe Zaporizhjas po operohen nga stafi ukrainas


Imazhe satelitore të bëra nga Maxar Technologies të centralit bërthamor të Çernobilit. 10 mars 2022.
Imazhe satelitore të bëra nga Maxar Technologies të centralit bërthamor të Çernobilit. 10 mars 2022.

Centralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhjas, që janë nën kontrollin e forcave ruse, po operohen dhe menaxhohen nga stafi ukrainas, tha Agjencia ruse e Energjisë Bërthamore, Rosatom, sipas agjencisë Ria.

Në deklaratën e Rosatom u tha se me ndihmën e specialistëve rusë është rregulluar furnizimi me energji elektrike në centralin e çmontuar të Çernobilit.

Në këtë central, më 1986 ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor në botë.

Autoritetet ruse po ashtu thanë se aktivitetet për të garantuar siguri në centralet bërthamore ukrainase po ndërmerren në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Stafi i centraleve bërthamore në Ukrainë "po mbahet peng"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Ukraina ka paralajmëruar për rrezikun e rrjedhjes së rrezatimit në Çernobil, nëse nuk rikthehet furnizimi me energji, që ishte dëmtuar gjatë luftimeve me forcat ruse.

Të premten, kompania shtetërore për energji bërthamore e Ukrainës, Energoatom tha se stafi në Zaporizhja – centralit më të madh bërthamor në Evropë – ishte nën presion të madh psikologjik nga prezenca ruse në këtë uzinë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha gjatë kësaj jave se ka humbur kontaktin me sistemet për monitorimin e materialeve bërthamore në Çernobil dhe Zaporizhja. Kreu i kësaj agjencie, Rafael Grossi shprehu shqetësimin se stafi në këto dy centrale është duke punuar nën presion.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG