Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Bukë falas në Nagorno Karabak
![Ghevondian (majtas) punon së bashku me kolegët e saj. Djali 20-vjeçar i furrtares të kësaj furre gjendet në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak. Ajo tha për agjencinë AFP: “Nëse djali im është këtu, si mund të largohem unë (nga Stepanakert)? Nuk kërkoj asgjë. Shtëpia mund të shkatërrohet, por unë dua që djali im të jetë pranë meje”. ](https://gdb.rferl.org/16ae1db6-51f4-40b3-91f8-136160b694fc_w1024_q10_s.jpg)
5
Ghevondian (majtas) punon së bashku me kolegët e saj. Djali 20-vjeçar i furrtares të kësaj furre gjendet në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak. Ajo tha për agjencinë AFP: “Nëse djali im është këtu, si mund të largohem unë (nga Stepanakert)? Nuk kërkoj asgjë. Shtëpia mund të shkatërrohet, por unë dua që djali im të jetë pranë meje”.
![Punëtorët e kësaj furre bëjnë gati brumin për bukë. ](https://gdb.rferl.org/89ef6cad-7f3f-4be2-9edb-3648a198881f_w1024_q10_s.jpg)
6
Punëtorët e kësaj furre bëjnë gati brumin për bukë.
![Armen Saghian, 31 vjeç, është pronari i furrës që tashmë punon non-stop me qëllim që të furnizojë me bukë armenët etnikë në Stepanakert. Furra e Saghian u jep falas bukë banorëve të këtij qyteti, që është kryesori në Nagorno Karabak. Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.](https://gdb.rferl.org/4459c432-0eba-48ec-8ad8-96bbe0ef6436_w1024_q10_s.jpg)
7
Armen Saghian, 31 vjeç, është pronari i furrës që tashmë punon non-stop me qëllim që të furnizojë me bukë armenët etnikë në Stepanakert. Furra e Saghian u jep falas bukë banorëve të këtij qyteti, që është kryesori në Nagorno Karabak.
Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.
Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.
![Banorët e Stepanakert duke marrë bukë në furrë. ](https://gdb.rferl.org/7dd0e76c-7d7d-4927-8d44-aa95345d650d_w1024_q10_s.jpg)
8
Banorët e Stepanakert duke marrë bukë në furrë.