Budapesti përgatitet për përmbytjet më të ashpra të dekadës
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Punëtorët vendosin thasë me rërë në lagjen Roman Shore të Budapestit më 16 shtator, ndërsa qyteti shpall alarmin e nivelit të tretë - niveli më i lartë i mbrojtjes nga përmbytjet.
Reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut kanë goditur Evropën Qendrore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në rajon. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur.
Reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut kanë goditur Evropën Qendrore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në rajon. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur.

2
Përmbytjet nga stuhia Boris, një sistem i ngadalshëm me presion të ulët, ka marrë jetë njerëzish në të gjithë rajonin -- shtatë në Rumani, pesë në Poloni, tre në Republikën Çeke dhe një në Austri. Prurjet që do të rezultonin nga reshje shiu prej muajsh, u shkaktuan nga stuhia për vetëm disa ditë.

3
Thasë me rërë të renditur në ishullin Margaret të Budapestit për t'i parandaluar përmbytjet.
Kryetari i bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se qyteti do të përdorë 1 milion thasë me rërë për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe u kërkoi banorëve të kenë kujdes të shtuar kur janë afër lumit.

4
Paralajmërimet për banorët se qasja në lagjen Roman Shore është kufizuar për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.