Ndërlidhjet

Brukseli në kërkim të të dhënave për përfshirjen iraniane në luftën në Ukrainë


Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Bashkimi Evropian është në kërkim të të dhënave konkrete për përfshirjen iraniane në luftën e Rusisë në Ukrainë, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell më 17 tetor.

Në disa pamje, të publikuara në rrjetet sociale, janë parë dronë duke fluturuar mbi Kiev, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ukraina ka thënë se kryeqyteti i saj dhe rajonet tjera janë duke u përballur me sulme të reja.

Kievi ka thënë se Rusia është duke përdorur pajisjet e prodhuara nga Irani, të njohura si dronë kamikazë, për të goditur shënjestrat civile dhe infrastrukturën brenda Ukrainës.

“Ne jemi në kërkim të të dhënave konkrete për pjesëmarrjen (e Iranit në luftën në Ukrainë)”, ka thënë Borrell para gazetarëve, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, e ka mohuar që Teherani u ka dhënë armë palëve në konflikt.

“Lajmet e publikuara që Irani po i ofron Rusisë dronë, janë me ambicie politike dhe po barten nga burimet perëndimore. Ne nuk i kemi ofruar armë asnjërës palë që është në konflikt” ka thënë Kenaani në një konferencë për media më 17 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG