Ndërlidhjet

Britanikëve u bëhet thirrje të largohen nga Afganistani


Forcat e sigurisë arrijnë në zonën ku drejtori i Qendrës së Mediave të Informacionit të Qeverisë së Afganistanit Dawa Khan Menapal u qëllua për vdekje në Kabul, Afganistan, të premten, 6 Gusht 2021.
Forcat e sigurisë arrijnë në zonën ku drejtori i Qendrës së Mediave të Informacionit të Qeverisë së Afganistanit Dawa Khan Menapal u qëllua për vdekje në Kabul, Afganistan, të premten, 6 Gusht 2021.

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Britania e Madhe u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjeherë nga Afganistani.

"Këshillojmë të gjithë shtetasit britanikë në Afganistan të largohen tani", shkroi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Thirrja e autoriteteve britanike vjen në kohën kur talibanët po vazhdojnë ofensivën e tyre në Afganistan duke shënuar përparim në marrjen e kontrollit në disa rajone.

Së fundi militantët vendosën kontrollin në kryeqytetin krahinor të Zaranjit dhe vranë shefin e Qendrës së Informacionit dhe Medias të qeverisë në Kabul.

Në Nju Jork, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB -së e dërguara e posaçme e OKB -së për Afganistanin, Deborah Lyons, shprehu dyshimin në lidhje me angazhimin e talibanëve për një zgjidhje politike.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia e quajti një “realitet të ashpër” perspektivën e një lufte civile të gjatë në Afganistan.

Luftimet në Afganistan janë intensifikuar që nga 1 maji, kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera filluan zyrtarisht tërheqjen e forcave të tyre. Ky proces pritet të përfundojë këtë muaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG