Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Fotot e bëra që nga marrja e Avdivkas nga trupat ruse, tregojnë qytetin lindor të Ukrainës të shndërruar në një djerrinë dhe thuajse të zbrazët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ushtarët rusë duke iu afruar një blloku apartamentesh të rrënuara në Avdivka, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.
Kjo foto e 22 shkurtit 2024 është një nga imazhet e para që dolën nga qyteti që nga kapja e tij nga forcat ruse.

2
Blloqe ndërtesash ntesh të shkatërruara në Avdiivka të rrënuara më 22 shkurt.
Pas një ofensive të kushtueshme masive ruse, ushtria e Ukrainës njoftoi për tërheqjen e saj nga qyteti, "për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e personelit të shërbimit" më 17 shkurt.

3
Kisha e Shën Maria Magdalenës, në cepin perëndimor të Avdivkës, e fotografuar më 18 shkurt, ndërsa trupat ruse hynë duke pushtuar qytetin.

4
Një foto nga arkivi e kishës së Shën Maria Magdalenës (djathtas), derisa ishte duke u ndërtuar në qershorin e vitit 2007.
Avdivka ishte shtëpi e rreth 31.000 njerëzve në fillim të vitit 2022, pavarësisht se ishte pranë vijës së parë të konfliktit shumëvjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, i cili i parapriu pushtimit rus në shkallë të plotë.