Lumi Drina sërish ngufatet nga mbeturinat
Për vizitorët që udhëtojnë në qytetin historik të Vishegradit, në Bosnjë e Hercegovinë, pamja e parë që ata shohin është një grumbull masiv mbeturinash që noton në lumin Drina. Mbeturinat nuk përbëjnë kërcënim vetëm për turizmin, por shqetësimet rriten për ndikimin e tyre në shëndet kur ato digjen.

5
"Janë rreth 5000 metra kub mbeturina të llojeve të ndryshme", tha Dejan Furtula, nga organizata "Eko Center" në Vishegrad, prapa të cilit shihen mbeturinat. "Vijnë nga të gjitha anët dhe kjo skenë përsëritet çdo vit, për fat të keq”, shtoi ai.

6
Furtula tha se mbeturinat, të cilat përfshijnë edhe pajisje shtëpiake, barten përmes degëve të lumit Drina, ku rritja e nivelit të ujit pas shirave të dendur ose borës merr me vete mbeturinat dhe ato grumbullohen në lumë.

7
"Ju mund të gjeni fjalë për fjalë çdo gjë që mund të mendoni në lumin Drina -- kafshë të ngordhura, mbetje mjekësore, pjesë makinash", tha Furtula duke shtuar se, "Ne jemi si një lloj deponie rajonale mbeturinash".

8
Një fotografi nga arkivi, e bërë në janari të vitit 2023, tregon një sasi pothuajse të njëjtë mbeturinash.
"Kjo është një fatkeqësi e madhe dhe turp për të gjithë ne. Ne po i tregojmë botës një pamje të keqe", u shpreh Furtula.
"Kjo është një fatkeqësi e madhe dhe turp për të gjithë ne. Ne po i tregojmë botës një pamje të keqe", u shpreh Furtula.