Ndërlidhjet

Bjellorusia shton dy gazetarë të REL-it në listën e ekstremistëve


Tre gazetarët e REL-it të burgosur në Bjellorusi: Ihar Losik, Aleh Hruzdzilovich dhe Andrei Kuznechyk
Tre gazetarët e REL-it të burgosur në Bjellorusi: Ihar Losik, Aleh Hruzdzilovich dhe Andrei Kuznechyk

Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka shtuar dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në listën e ekstremistëve, teksa shteti po vazhdon shtypjen e mediave të pavarura, të politikanëve opozitarë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike.

Ministria tha më 4 nëntor se ka shtuar 244 individë në listë, përfshirë edhe gazetarët e REL-it, Ihar Losik dhe Aleh Hruzdzilovich.

Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e kaluar për akuza që ende mbeten të paqarta. Hruzdzilovich u lirua në shtator pasi qëndroi në burg për 18 muaj për shkak se ishte i pranishëm në protestat masive, të organizuara për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që i dhanë mandatin e gjashtë liderit autoritar, Alayksandr Lukashenka. Ai aktualisht është në Lituani.

Një tjetër korrespondent i REL-it që është i burgosur, Andrey Kuznechyk, po ashtu më herët ishte shtuar në listën e ekstremistëve në Bjellorusi. Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim në qershor nën akuza për krijimin e një grupi ekstremist.

Losik, Hruzdzilovich, dhe Kuznechyk thonë se rastet ndaj tyre janë të motivuara politikisht.

Burri i lideres opozitare ruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, Syarhey Tsikhanouski që gjendet në burg, politikani opozitar Mikalay Statkevich dhe aktivistë të tjerë të opozitës janë në mesin e personave që janë shtuar në listën e ekstremistëve më 4 nëntor.

Në përgjithësi, 1.714 persona që janë shtuar në listë, shumica e të cilëve janë të dënuar për akuza të motivuara politikisht.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020 u nxitën protesta masive që u shtypën nga autoritetet.

Forcat e sigurisë përdorën forcë vdekjeprurëse teksa kanë arrestuar dhjetëra mijëra persona.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera vazhdojnë të refuzojnë që të njohin Lukashenkën si fitues të zgjedhjeve dhe kanë vendosur një sërë runde sanksionesh ndaj tij dhe regjimit të tij për shkak të mashtrimeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG