Armëpushim i pjesshëm, luftë e pandërprerë: Realitet i vrazhdë në Ukrainë dhe në Rusi
Fotografitë nga Ukraina dhe Rusia tregojnë pasojat e disa prej sulmeve më shkatërruese me dronë në javët e fundit, të kryera pas arritjes së pajtimit për një armëpushim të pjesshëm për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. (Përgatiti: Trim Haliti)

Një grup ushtarësh rusë, pas lirimit të tyre nga Ukraina, më 19 mars.
![Banorët e një blloku banimi në rajonin Kirovohrad të Ukrainës duke pastruar rrënojat, më 20 mars, pas një sulmi rus me dronë.Në fillim të marsit, Ukraina u pajtua për një armëpushim të plotë gjatë bisedimeve të vazhdueshme për paqe, por propozimi u hodh poshtë nga Rusia."Kush do të vlerësojë se ku dhe kush e ka shkelur një marrëveshje të mundshme armëpushimi përgjatë 2.000 kilometrash [vijë fronti]? Dhe, kush do ta fajësojë kë për shkeljen e asaj marrëveshjeje?", u tha gazetarëve presidenti rus, Vladimir Putin.](https://gdb.rferl.org/996fd674-d5ab-45a9-a3da-b7507e907a7c_w1024_q10_s.jpg)
Banorët e një blloku banimi në rajonin Kirovohrad të Ukrainës duke pastruar rrënojat, më 20 mars, pas një sulmi rus me dronë.
Në fillim të marsit, Ukraina u pajtua për një armëpushim të plotë gjatë bisedimeve të vazhdueshme për paqe, por propozimi u hodh poshtë nga Rusia.
"Kush do të vlerësojë se ku dhe kush e ka shkelur një marrëveshje të mundshme armëpushimi përgjatë 2.000 kilometrash [vijë fronti]? Dhe, kush do ta fajësojë kë për shkeljen e asaj marrëveshjeje?", u tha gazetarëve presidenti rus, Vladimir Putin.

Një raketahedhës rus duke shtënë ndaj pozicioneve në Ukrainë, më 20 mars. Gjatë bisedimeve të vazhdueshme për paqe, luftimet përgjatë vijës së frontit vazhduan pasi Rusia refuzoi një armëpushim të plotë.

Një shtëllungë tymi duke u ngritur mbi bazën ajrore Engels në Rusi, më 20 mars, pasi dronët ukrainas sulmuan disa magazina municionesh në bazë.