Ndërlidhjet

Bie reputacioni për Kinën "nën udhëheqësinë e Xi-së"


Lideri kinez, Xi Jinping.
Lideri kinez, Xi Jinping.

Reputacioni i Kinës në Gjermani, Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera të zhvilluara, ka rënë në mënyrë drastike nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut, sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore Pew.

Sondazhet dhe analiza e të dhënave nga Pew, kanë treguar se opinioni publik për Kinën, në vendet e zhvilluara, është bërë “shumë më negativ” gjatë 10 vjetëve të Xi-së në zyrë.

Në mesin e shqetësimeve kyçe për Kinën janë përmendur politikat për të drejta të njeriut, fuqia ushtarake dhe ajo ekonomike.

Xi synon të fitojë edhe një mandat të tretë si lider i Partisë Komuniste, në një Kongres që nis në Pekin më 16 tetor.

Ky Kongres mbahet çdo pesë vjet.

Për disa ka qenë e dukshme që Xi do të përdorë këtë takim për të siguruar edhe një mandat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë, dhe që në këtë mënyrë të zgjerojë pushtetin.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Partia Komuniste ia ka shtruar atij rrugën që të mbetet lider partiak për pothuajse gjithë jetën e tij.

Përmes një “rezolute historike”, Komiteti Qendror ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që partia të ruajë “rolin e Xi-së në thelb të partisë”.

Qendra Kërkimore Pew ka vënë në pah edhe qasjet e pafavorshme për Kinën në Korenë Jugore, dhe se situata është duke ndryshuar edhe në Australi.

Sa i përket Japonisë, Pew ka thënë se pikëpamjet për Kinën në këtë shtet kanë qenë negative “në gjithë dekadën e fundit”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG