Ndërlidhjet

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret


Pamje të pyjeve duke u djegur në Turqi. 29 korrik 2021.
Pamje të pyjeve duke u djegur në Turqi. 29 korrik 2021.

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Zjarret pyjore janë duke u zgjeruar në rajonet turistike të Turqisë, përkatësisht në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut, duke shtyrë edhe evakuimin e turistëve nga hotelet.

Mirëpo kjo situatë ka ekspozuar edhe Erdoganin – që përballet me zgjedhje brenda dy vjetëve – me një valë të re kritikash për përgjigjen e tij ndaj situatës.

Lideri turk është kritikuar pasi gjatë fundjavës është parë duke iu hedhur banorëve lokalë qese çaji, përgjatë një vizite në zonat më të prekura nga zjarret.

Qeveria po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur plane paraprake për shuarje të zjarreve dhe është dashur të varet nga ndihma e huaj për t’u përballur me flakët.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka falëndruar Brukselin të hënën për dërgim të një aeroplani nga Kroacia dhe dy nga Spanja.

Zjarrfikësit janë përballur të hënën edhe me disa zjarre lokale në ishullin grek Rhodes, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës.

Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezona e zjarreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatërruese se vitet paraprake.

Temperaturat e larta dhe erërat besohet se janë shkaktaret kyçe të këtyre zjarreve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG