Ndërlidhjet

Si u zhvillua raundi i balotazhit?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

LDK: Rikonfirmohemi si partia më e madhe në vend

Rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka rikonfirmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë më të madhe në vend. Kështu tha në një konferencë për media, anëtari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK në disa komuna ka shënuar fitore bindëse.

“Raundi i dytë i votimeve e rikonfirmon Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë më të madhe në vend. Katër komunave të fituara në raundin e parë i shtohen edhe plotë të tjera. Në radhë të parë dëshirojmë të urojmë kryetarët e rinj të Gjilanit, Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, të cilët me fitore bindëse kanë përfunduar rezultatin zgjedhor”, tha Abdixhiku.

Duke folur për rezultatin që ka shënuar LDK në Prishtinë, Abdixhiku tha se dalja e madhe e votuesve në kryeqytet jep rezultat inkurajues për partinë e tij.

“Sa i përket Prishtinës, rezultatet janë në numërim e sipër. Të dhënat tona nga terreni thonë se kemi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve nga 85 mijë votues në këtë raund, jep rezultat inkurajues për LDK-në në raundin e dytë sa i përket Prishtinës”, tha Abdixhiku.

Mbështetës i LDK-së, fotografi nga arkivi
Mbështetës i LDK-së, fotografi nga arkivi

Ahmeti: Ta presim KQZ-në për rezultate

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thirrur një konferencë për gazetarë ku ka thënë se do t’i pres rezultatet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se pavarësisht bindjes së tij, ai nuk do të shpallë fitore.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, iu nënshtruan balotazhit, pasi që në rrethin e parë nuk siguruan shumicën e nevojshme.

"Në do t'i presim rezultatet zyrtare ose së paku ato që na vinë nga vendvotimet ku kemi pasur vëzhguesit tonë ", tha Ahmeti.

PDK: Kemi fituar shumicën e komunave

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se në shumicën e komunave të Kosovës kanë fituar.

Abelard Tahiri nga shtabi zgjedhor i PDK-së tha se PDK në tetë komuna ka fituar bindshëm.

"Unë mund t'ju konfirmoj se PDK-ja është në epërsi të thellë nga 10 komuna që kemi qenë në balotazh, në 8 prej tyre është në epërsi dhe në dy prej tyre është në garë mjaft e ngushtë. Po ashtu, mund t'ju konfirmoj që në tri komuna të mëdha: në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj, PDK-ja ka dalë fituese", tha Tahiri.

Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Rezultatet sipas DnV-së

Koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor, ka dalë me rezultatet preliminare, të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas DnV-së, këto janë rezultatet për kryetarë të komunave në 19 komunat që garuan në balotazh:

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re

Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje

Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK

Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës

Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës

Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje

Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës

Suharekë: Bali Muahrremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosvën

Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës

Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG