Tallje, vandalizëm e mesazhe para ambasadave ruse në Perëndim
Pas vitesh të dështimeve politike dhe ngecjeve ushtarake, protestuesit në mbarë botën e kanë përdorur artin, në disa raste edhe vandalizmin, jashtë ndërtesave të ambasadave ruse për të shprehur mendimin e tyre lidhur me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 2022.
 
9
Në figurë që shfaq Putinin duke u larë me gjakun ukrainas e vendosur përballë Ambasadës ruse në Berlin në mars të vitit 2024.
 
10
Një tank rus i llojit T-72 që është dëmtuar gjatë luftimeve në Ukrainë i vendosur para Ambasadës ruse në Berlin, i fotografuar në shkurt të vitit 2023.
 
11
Një punëtor duke vendosur një shenjë rrugore për riemërimin e rrugës që çon në Ambasadën ruse në Vilnius të Lituanisë në mars të 2022-ës. Kjo rrugë tani quhet Rruga e Heronjve Ukrainas.
 
12
Një imazh i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një projektori shfaqet në ndërtesën e Ambasadës ruse në Kopenhagë të Danimarkës në shkurt të vitit 2023.
 
 
